Skandalet e ndjekin nga pas/ Deputeti që doli nudo në Zoom, urinon gjatë seancës parlamentare

0

Skandalet duket sikur nuk i ndahen politikanit të njohur kanadez, William Amos. Ai ka kërkuar falje publike, pasi gjatë një seance online në Parlament, është parë duke urinuar.

“Unë urinova pa e kuptuar që isha me kamera ndezur. Është thellësisht e turpshme. Ishte aksidentale dhe jo e dukshme për publikun, por kërkoj falje nga zemra”, u shpreh Amos.

Ky është incidenti i dytë i sikletshëm online për këtë politikan brenda pak javësh. Më 14 prill, ai u shfaq i zhveshur gjatë një tjetër konference online në Parlament.

Fotot e videot të këtij momenti qarkulluan gjerësisht në rrjet, ndërsa politikani nuk ngurroi të shprehte ndjesën e tij. Ky është momenti i dytë i sikletshëm në kamera i këtij politikani, brenda disa javësh.

Më 14 prill, ai u pa i zhveshur gjatë një konference me video parlamentare. Një foto e shkrepur gjatë videos qarkulloi gjerësisht në internet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu