Ndryshon skema e vaksinimit! Komiteti i ekspertëve përforcon dozat kundër “pertus” te fëmijët

0

Shtimi i numrit të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga Pertusi apo kolla e mirë, ka detyruar komitetin e ekspertëve të ndryshojë skemën e vaksinimit, duke shtuar doza përforcuese.

Nga 4 doza, tanimë fëmijët do të bëjnë 6 doza ndaj bakterit Pertus duke shtuar vaksinën joqelizore në moshën 4-5 vjeç dhe në moshën 13 vjeç.

Shtimi i dozave përforcuese është i domosdoshëm sidomos tek ata fëmijë, prindërit e të cilëve kanë preferuar që t’i blejnë në farmaci vaksinat e para të bebeve për shkak se jep më pak temperaturë por sipas mjekëve, ka mbrojtje me të ulet sesa ajo qe injektohet nëpër konsultore.

Instituti i Shëndetit Publik ka një databasë për të gjitha vaksinat që kanë kryer fëmijët, përfshirë edhe ato që janë blerë dhe do të duhet që mjekët pediatër të njoftojnë prindërit se kur do të duhet të bëjnë dozat përforcuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu