Ish-deputeti, Bardh Spahia, ka publikuar disa mesazhe që i kanë ardhur rreth situatës tek spitali Covid 2, ku supozon se janë ezauruar kapacitetet pritëse. Në mesazh i thonë se 12 pacientë të infektuar kanë mbërritur në spital mbrëmjen e së dielës dhe janë shtruar paraditen e së hënës pasi mungojnë shtretërit dhe burimet e oksigjenit. Pavarësisht këtyre, stafi mjekëor ankohet se nuk merret asnjë masë nga qeveria.
“Përshëndetje, jam personel nga Covid 2. Gjatë gjithë bisedës sot, kanë qenë mbi 5 ambulanca në pritje për të dorëzuar të sëmurët. Me gjithë mungesën e stafit, bëhet hapja e ambienteve të reja për shtrime. Është njoftuar vazhdimisht 127 për situatën por vazhdojnë të sjellin ambulanca. Gjendja është e frikshme. Uroj të merren masa.
Dita e dytë që e kemi ne Tiranën, drejtori thotë jam sëmurë. Nëndrejtoresha ka komunikuar me kabinetin e ministres dhe i ka treguar për situatën e tmerrshme. Ok ok thonë ato por nuk ndërmarrin asnjë veprim. 12 pacientë kanë ardhur mbrëmë dhe vetëm sot kanë arritur të shtrohen, mungojnë burimet e oksigjenit”, është mesazhi që i ka mbërritur ish deputetit Spahia.
Reagimi i plotë
TEK COVID 2 DERGOHEN PACIENTE, EDHE PSE NUK KA ME KAPACITETE!!!
Spitali “Shefqet Ndroqi” (Covid2) është në kolaps, pasi janë ezauruar kapacitetet pritëse për të sëmurët me Covid-19, e megjithatë vazhdojnë t’u dërgohen pacientë nga 127-a. Ambulancat qëndrojnë me orë të tëra para urgjencës për të dorëzuar të sëmurët dhe me “urdhër”, lirohen krevate të reja për shtrime.
Më e rëndë është se kjo situatë i është bërë prezente edhe Ministrisë së Shëndetësisë, që megjithë premtimet verbale, nuk ka marrë asnjë masë.
12 të sëmurë të ardhur të dielën në mbrëmje janë shtruar vetëm paraditen e të hënës, ndërsa siç denoncojnë edhe stafi mjekësor ky spital ka tashmë edhe mungesa në burime oksigjeni dhe situata është tejet e rëndë sidomos për stafin mjekësor.
Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe kukullave të tij, se ka kapacitete në spitalet Covid janë makabre sepse situata është kjo që denoncohet nga vetë personeli mjekësor, e për të jeni vënë në dijeni!
Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën e Covid-19. Ky vend ka nevojë për një shpresë të re, një qeveri që kujdeset për qytetarët e vet e jo për oligarkët, duke u rrezikuar gjënë më të cmuar, vetë jetën!
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





