Në mesin e magjisë, vajza e Inva Mulës feston ditëlindjen si të ishte “Liza në botën e çudirave”

0

Nina, vajza e Inva Mulës dhe Ethem Ramadanit ka festuar sot ditëlindjen e 9-të. Me sa duket, personazhi i saj i dashur i përrallave është “Liza në botën e çudirave” dhe festa ishte me tematikën e saj. E veshur si Mbretëresha e Kuqe, ajo është fotografuar pranë prindërve të saj, dorë për dore me mamin, Invën. Edhe detajet e tjera si kafazët, ora, ibrikët ishin ato të përrallës së famshme të autorit Luis Kerel.

Fotot i ka publikuar ‘Geraldina Sposa’ e cila është kujdesur për organizmin e festës. Edhe veshjet e Ethemit dhe Invës ishin përshtatur me festën; Ai kishte vendosur një shall lejla në qafë, kurse sopranoja e njohur me një fustan shumëngjyrësh në pjesën e fundit. Me siguri edhe të ftuarit kishin një kod të tillë veshjeje, por për t’i parë duhet të presim fotot e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu