Një konflikt mes dy familjeve ndodhi mbrëmjen e kaluar ku pati edhe të plagosur, e mes tyre ishte edhe një efektiv policie. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre vëllezërit Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre Armando Marini. Ditën e sotme Shkëndi Memaj, nëna e Albert Memajt, i cili u konfliktua me katër vëllezërit Marini ka treguar si ka nisur ngjarja. Ajo thotë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme, por dje kishin shkuar të dehur në dyqanin e tyre. Memaj ka deklaruar konflikti ka nisur për shkak se një prej vëllezërve Marini pretendonte se në dyqan qëndronin njerëz që shikonin nga banesa e tyre duke i ngacmuar gruan.
Ai i kishte thënë se mbani njerëz ju në dyqan dhe shikojnë nga shtëpia ime, shikojnë gruan time. Allahu na ruajt i thashë a je në terezi apo nuk je. Në fillim shkojnë dy vëllezërit Marini dhe konfliktohen me djalin e kapin prej fyti dhe djali largohet duke hyrë brenda në shtëpi. Ata filluan të gjuanin me gurë në banesën tonë. Nga gurët u plagos nusja e djalit në kokë dhe i them djalit të marri policinë se na vranë. Më pas vjen policia dhe hynë për të ndarë konfliktin duke i ndaluar vëllezërit që po qëllonin me gurë.
Gjatë shoqërimit për në polici të vëllezërve Marini aty kanë kundërshtuar dhe kane tentuar që t’i merrnin dhe armën policit ku ndodhi dhe plagosja e policit. Nusen me djalin erdhi i mori ambulanca sepse kishte shumë rrjedhje gjaku. Ne nuk kemi gjë me komshinjtë ata ishin të pirë prandaj u konfliktuam.
infowebtv