Zhduket 18-vjeçari shqiptar në Angli/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të riut

0

Policia britanike po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një shqiptari që është zhdukur prej 10 ditësh. Fatos Ahmeti, 18-vjeçari shqiptar u pa për herë të fundit në një adresë në Altwood Road, Maidenhead. Në njoftimin e policisë thuhet se i riu është 1,60 i gjatë me flokë të zeza të shkurtra.

“Ne duam që kushdo që ka parë Fatosin ose ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij të na ndihmojë duke telefonuar 101 dhe cituar referencën 43210141767”,-tha detektivi i policisë së Maidenhead për mediat e huaja.

Burimi: www.getreading.co.uk| joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu