Nënë e tre fëmijëve, gruaja vritet dhe digjet nga ish-bashkëshorti i saj

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nënë 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac , pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku një grua 31 vjeçare nënë e tre fëmijëve është ndjekur dhe është plagosur nga burri i saj në mes të rrugës.

Ndërkohë më pas ish bashkëshorti e ka lagur me benzinë dhe i ka vënë flakën nënës së fëmijëve të tij.

31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç jetonin me nënën e tyre.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, ku i është sekuestruar një rrip i mbushur me municione luftarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu