Nënës i ra të fikës, publikohen pamjet e varrimit të boksierit të ekzekutuar në atentat (Foto)

0

Tassos Berdesis, boksieri i cili u vra dje në mëngjes në një pritë në Vari, Atike, u varros sot në vendin e tij të origjinës, Mitopoli, Achaia.

Familja, të afërmit dhe miqtë e tij shoqëruan trupin e Tassos Berdesis nga shtëpia e tij në Kishën e Agios Nikolaos Mitopolis, ku iu dha “lamtumira e fundit. Nëna e tij mbërriti në kishë e mbështetur nga vëllezërit e të ndjerit, ndërsa nuk duroi dot dhe i ra të fikët. Në të njëjtën kohë në kishë ishin të afërm dhe miq që e kishin njohur boksierin Tasso.

Autorët e krimit e goditën Tassos Berdesis nga një distancë shumë e afërt. Katërmbëdhjetë gëzhoja kallashnikov u gjetën në vendin e ngjarjes, dhe sipas ekzaminuesit mjekësor, 10 nga 14 gëzhojat ishin ato që goditën trupin e boksierit 39-vjeçar, gjë që dëshmon se autorët ishin të vendosur ta vrisnin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu