Nga dragoi tek trupat e vdekur, legjenda mahnitëse për liqenin e Ohrit

0
Legjendat dhe gojëdhënat shqiptare të thëna brez pas brezi janë aq të pabesueshme saç janë edhe mahnitëse. Krijimi i liqenit të Ohrit, bukurisë së adhurueshme shqiptare tregohet në një legjenda të mrekullueshme.
Legjenda e parë flet për një dragua që jetonte brenda në liqen. Dragoi nuk lejonte asnjë person të futej brenda, ndryshe vdekja do e përpinte. Kjo detyre “e caktuar” nga Zoti kryej me përpikmëri nga krijesa e frikshme. Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh.”
Prandaj banorët nuk guxonin të qëndronin pranë liqenit, edhe pse trupat e vdekur riktheheshin gjithmonë në breg. Askush prej trupave nuk ka mbetur pa u gjetur, shkruan InfoWebTv.
Duket se përbindëshi i frikësonte të gjithë, përveç një djali të quajtur Strugë. Djaloshi guximtar vendosi të sfidojë dragoin, por më kot, lufta ishte e humbur dhe djali humbi jetën duke luftuar.
Në nder të tij qyetarët vendosën ta sfidojnë përbindëshin, duke e ndërtuar një fshat pranë liqenit dhe i vendosën emrin Strugë.
infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu