Një shtetas ka mbetur i plagosur me thikë në Kamëz, pas një konflikti me dy persona, të identifikuar si babë e bir me inicialet H. L dhe A. L. Personi i lënduar u transportua me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e agresorëve.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/ Informacione paraprake
Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.