Ngjarje e rëndë në Itali. Shqiptari vret me çekiç gruan në sy të fëmijëve. Emrat

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku një 51-vjeçar shqiptar, Gezim Alla, vrau gruan e tij 39-vjeçare, Dorina Alla, me çekiç.

Ngjarja ka ndodhur në Pove del Grappa (Vicenza) rreth orës 5 pasdite në via Bastianelli. Pas krimit, burri telefonoi vetë policinë të cilët erdhën dhe e arrestuan në shtëpi.

Çifti është me origjinë shqiptare dhe ka dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët jetonin në Pove që nga viti 2017. Shtëpia dhe zonat përreth janë mbyllur për njerëzit dhe trafikun.

Kur shkuan në vendin e ngjarjes policia gjeti armën e krimit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është një debat mes çiftit i cili më pas ka degjeneruar edhe në dhunë ku burri ka marrë çekiçin dhe ka vrarë bashkëshorten.

Por edhe pse i tronditur mbi atë çfarë kishte bërë, shqiptari tregoi para policëve atë që kishte ndodhur. Nga ana tjetër, fëmijët të larguar menjëherë nga shtëpia iu besuan një të afërmi të çiftit që jeton në zonën e Bassano. Sipas disa dëshmive, duke filluar me fqinjët, familja e 51-vjeçarit përcaktohet si e qetë, edhe e ndrojtur, me gruan që shihej duke shoqëruar fëmijët e tyre në shkollë ose duke dalë për të bërë dyqan.

Burimi:ilgazzettino.it, joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu