Ngjarje e rëndë në Turqi! Pas sherrit me thika, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zeytinburnu të Turqisë, ku një shqiptar i identifikuar si shtetasi Serxhio Sharra, 19 vjeç, ka humbur jetën pas një sherri mes dy grupeve, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 me orën lokale, por shkaqet e sherrit janë ende të paqarta. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. I riu humbi jetën në spital pasi buk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditja me mjet prerës.

Pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e mjekëve. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Sakaq gjendja shëndetësore e shtetasit tjetër me iniciale B. M.mbetet e rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Burimi: haberler.com, joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu