Ngjarje e rëndë! Treni del nga shinat,pesëmbëdhjetë persona të plagosur

0

Pesëmbëdhjetë persona u plagosën pasi një tren doli nga shinat mbrëmjen e së mërkurës në Egjipt. Ngjarja ka ndodhur në zonën Sarkeia në Delta e Nilit në Egjipt.

Treni udhëtonte nga Kajro për në Mansoura. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë egjiptiane tha se 33 ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes për të transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë. Pjesa më e madhe e të plagosurve  morën ndihmën e parë dhe u kthyen në shtëpi.

Më 26 mars, një përplasje midis dy trenave në zonën e qytetit Sohag në Egjiptin e Epërm vrau 20 vetë dhe plagosi 165 persona të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu