Ngjarje tragjike në kryeqytet. Fëmija vetëm një vjeç, përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Prishtinë.
Një kamion ka përplasur një fëmijë një vjeç që ka ndërruar jetë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se fëmija ishte njëvjeç.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Mehmet Ali Vrioni’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një fëmijë ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.

Ahmeti u shpreh se shoferi është ndaluar, ndërkohë që janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu