Ngjarje tragjike në qytetin shqiptar, makina humb kontrollin, përplas për vdekje dy fëmijë 8 vjeçarë, dhe bie në lumë

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Kosovë, ku një veturë ka rënë në lumë në fshatin Carralevë.

Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka goditur fillimisht dy fëmijë 8 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në spital, për shkak të lëndimeve të rënda.

Fillimisht mjeti ka humbur kontrollin duke kaluar në krahun e kundërt të lëvizjes dhe duke marrë përpara dy fëmijët, të cilët fatkeqësisht ndërraun jetë.

Njoftimi i policisë:

Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë. Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu