Niko Peleshi viziton ushtarin e që u asfiksua, tregon gjendjen e tij shëndetësore

0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar në spital për të vizituar ushtarin e Forcave të Armatosura Edlir Goxhaj, i cili u asfiksua gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Gjirokastër.

Peleshi duket në foto teksa bisedon me të dhe pse Goxhaj mban maskë oksigjeni dhe e ka të vështirë të komunikojë lirshëm. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve”, shkruan ndër të tjera ministri Peleshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu