Nis shpërndarja e fletëve të votimit duke filluar në këto qytete

0

Zëdhënësja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha, ka bërë me dije se ditën e sotme është bërë shpërndarja e fletëve të votimit në shumicën e qrqeve në vend, ndërkohë që procesi pritet të finalizohet nesër, ku do të bëhet dhe shpërndarja e fletëve të votimit në qarqet e mbetura që janë Tirana, durrësi, Elbasani dhe Lezha.

Drilona hoxha: Sot ndodhemi në Lundër ashtu siç po shikoni po bëhet gati baza zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky proces ka filluar edhe përpara mbërritjes së fletëve të votimit. Shpërndarja e bazës zgjedhore ka nisur me dhomat e fshehta të votimit, planin e masave anti-Covid dhe posterat që do të afishohen pranë qenrave të votimit për të orientuar qytetarët si do të votohet.

Sot është bërë transportimi i fletëve të votimit në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Shkodrës, Fierit, Dibrës, Kukësit dhe Beratit.

Nesër do të bëhet transportimi i fletëve të votimit edhe për qrqet e Tiranës, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu