Nis testimi i kafshëve për Covid-19, në rast infektimi do të fillojnë injektimin e vaksinës

0

Kafshët gjithashtu së fundmi po testohen nëse kanë qenë në kontakt me dikë që është i infektuar, dhe gjithashtu në rast se ato shfaqin simptoma. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut po testojnë macet dhe qentë nëse ato shfaqin simptoma të virusit.

Kafshët do të testohen për Covid-19 në rast se kanë qenë në kontakt me një person të infektuar. Kjo lëvizje ka nisur teksa ekspertët britanik kanë paralajmëruar se edhe kafshët duhet të vaksinohen. Javën e kaluar është raportuar se evoluimi i vazhdueshëm i virusit mund ta bëjë atë të transmetueshëm edhe tek njerëzit nga kafshët.

Ky është një rrezik i dukshëm për shëndetin publik mund të jetë afatgjatë. Ekspertët mendojnë se sapo të përfundoj vaksinimi i njerëzve, kafshët janë të dytat në radhë që duhet të vaksinohen në mënyrë që të eliminohet virusi.

Nëse kafshët rezultojnë pozitiv me koronavirus në testim, edhe pronari i tyre duhet të vetë-izolohet, thotë rregullorja e re në Kore jugore. Ndër të tjera OBSH bën me dije se shumica e sëmundjeve shpërndahen mes njerëzve, por ka mjaftë raste që ato shpërndahen edhe nga kafshët tek njerëzit ose anasjelltas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu