Nis vaksinimi i efektivëve të policisë në qytetin e Elbasanit

0

Sot ka nisur procesi i vaksinimit të efektivëve të policisë me vaksinën kineze në qarkun e Elbasanit. Efektivët e policisë të cilët janë vaksinuar theksojnë se nuk ndjejnë asnjë lloj frike apo shqetësimi dhe se ndihen më të mbrojtur tani.

Lidhur me procesin e vaksinimit të efektivëve të policisë së qarkut Elbasan, Drejtori për kujdesin parësor shëndetësor Xhevahir Budani ka sqaruar se vaksinimi i efektivëve të policisë do të bëhet në qytetet ku ata jetojnë. I pyetur në lidhje me numrin e policëve që kanë refuzuar të vaksinohen ai u shpreh se “Urdhri për fillimin e vaksinimit të policisë është dhënë dje, policët janë të gatshëm dhe po vazhdojmë vaksinimin”.

Ndërkohë që pas efektivëve të policisë, kategoria tjetër e parashikuar për t’u vaksinuar ishin gazetarët por ky proces nuk ka nisur akoma duke qenë se Unioni i Gazetarëve nuk e ka dorëzuar akoma listën e gazetarëve të cilët kanë pranuar të vaksinohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu