Një turist zvicerian i vdekur dhe dy gjermanë të plagosur në Valbonë, mbërrin në Tiranë helikopteri me grupin e shpëtimit

0

TROPOJË– Vazhdon tmerri në alpet e Valbonës. Turisti gjerman që ndërroi jetë pasi ra në humnerë, ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka përfunduar në malet e Veriut të vendit. Deri më tani raportohet se helikopteri që ka shkuar në zonë nuk ka mundur që të nxjerrë dot viktimën nga vendi ku ka rënë. Ndaj është kërkuar ndihmë nga aplinistët e Kosovës, të cilët janë nisur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Nga sa është bërë me dije deri më tani, turisti që ka humbur jetën rrëshqiti në akull dhe përfundoi në humnerë, ndërsa gjatë rënies është përplasur me kokë në një pemë duke gjetur vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu