Nuk do ta besoni! Të gjitha përfitimet që vijnë nga kafeja

0

Kafeja është e rëndësishme për shumë prej jush me siguri. Ndoshta nuk mund të nisni ditën apo të shkoni në punë pa pirë një kafe, pasi ju pëlqen shija e saj. Por këtu po ju rendisim disa përfitime të kafesë, që ndoshta do t’ju shtojnë dëshirën për konsumim.

1.      Ngadalëson plakjen

Nëse aplikoni kafe direkt në lëkurën tuaj mund të shihni një përmirësim në shenjat e krijuara nga dielli apo në zona të skuqura të lëkurës. Në fakt, një studim gjeti lidhje të drejtpërdrejtë mes konsumimit të kafesë dhe ngadalësimit të plakjes.

2.      Redukton rrathët e zinj

Studimet tregojnë se kafeja gjithashtu mund të reduktojë rrathët e zinj poshtë syve. Që të keni këtë përfitim, ju duhet të vendosni në një enë gjysmë lugë kafeje e gjysmë luge vaj ulliri. Shtoni në të disa pika ujë dhe masazhojeni lehtë poshtë syve. Lëreni pesë deri në dhjetë minuta e më pas lajeni me ujë të vakët.

3.      Lamtumirë celulitit

Kafeja gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e celulitit. Ajo zgjeron enët e gjaku në lëkurë duke mundësuar qarkullimin e tij lehtësisht. Ju mund të bëni scrub në zonën që keni celulit dhe lëkura juaj do të pastrohet e do të jetë e njëtrajtshme.

4.      Trajton aknet

Ne raste të infeksioneve të lëkurës, përdorimi i rregullt i kafesë largon bakteret e dëmshme. Kafeja ka fuqi antibakteriale dhe antiinflamatore, kështu që, përbërësit e saj trajtojnë aknet deri në zhdukje të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu