I tradhëtoi aroma e fortë! Tre shqiptarë kapen me fabrikë kanabisi në Angli me vlerë 1.25 mln paund

0

 

Tre shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit të një fabrike të madhe kanabisi në qytetin Kirkby në Angli. Mediat britanike kanë shkruar se Ledion Subashi, Aurel Koltraka dhe Kreshnik Batusha u gjetën në një fabrikë të sofistikuar të kanabisit ’, e cila mbrohej nga një sistem kamerash i lidhur me një celular. Ishte aroma e fortë e bimëve narkotike ajo që i tradhëtoi shqiptarët dhe kur oficerët shkuan atje gjetën 1,382 bimë, nga të cilat 327 ishin të prera dhe të thara, nëpër 13 dhoma. Autoritetet britanike thanë se shqiptarët prisnin një prodhim prej 41.5 kg dhe 124 kg, e vlerësuar mes 400,000 dhe 1.25 milion paund.

Police pictures of the cannabis factory on Chapel Street, Kirkby.

Të tre shqiptarët kishin shkuar në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe dhe se prej kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri ishin detyruar të largoheshin për një jetë më të mirë. Avokatët e tyre mbrojtës thanë se shqiptarët kishin shkuar në Britani për të bërë një punë të ndershme dhe nuk e kishin menduar kurrë se do të punonin në një fermë kanabisi. Ledion Subashi, 27 vjeç, Aurel Koltraka, 30 vjeç dhe Kreshnik Batusha, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Gjykata i dënoi tre shqiptarët me nga 14 muaj burg secili dhe më pas do dëbohen nga Anglia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu