Nuk dorëzohet LSI, kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve

0

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 25 Prillit në Bashkinë e Dropullit, dhe rrjedhimisht dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Argumenti që ka përdorur LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës është përjashjtimi nga e drejta për të votuar i minotarëve, për shkak të vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinën e detyrueshme të emigrantëve.

LSI përfaqësohej në qarkun e Gjirokastrës nga minoritari Vangjel Tavo, i cili arriti të siguronte një numër të madh votash, por të cilat nuk u përkthyen në një mandat deputeti, pikërisht për shkak se një pjesë e qytetarëve nuk arritën që të ushtronin të drejtën e tyre të votës.

Partitë politike kanë afat deri ditën e dielë që të ankimojnë vendimin e KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve, që u miratua në bllok në 12 qarqet e vendit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu