COVAX nënshkruan marrëveshje me Novavax për 350 milionë doza vaksine

0

COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane të bioteknologjisë “Novavax” për të siguruar 350 milionë doza të vaksinës së tyre kandidate, që do të fillojnë të shpërndahen në tremujorin e tretë.

“Furnizimi i vaksinës pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2021, sapo Novavax të ketë marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës.

Shpërndarja do të vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti dhe deri në vitin 2022”, tha Aleanca e Vaksinave (Gavi), në një njoftim për shtyp. Administrimi i vaksinës kandidate NVX-CoV2373 nga Novavax nuk është autorizuar ende në asnjë vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu