Nuk drekoi në restorantin e tyre, ‘pronari’ i parkimit i çan gomën, qytetari nxjerr foton: Dikush të vë tritolin e të shkrep armën

0

Gjoni shton se pavarësisht debatit, e ka lënë makinën aty dhe ka shkuar të drekojë me mikun e tij, por kur është kthyer ka gjetur gomën e çarë.

Një qytetar ka denoncuar një pronar restoranti se i ka çarë me gozhdë gomën e makinës sepse nuk ka preferuar që ta konsumojë drekën në ambientin e tij. Përmes një postimi në Facebook, qytetari Fatmir Gjoni, teksa bashkëngjit dhe një foto, shkruan se ngjarja ka ndodhur në Orikum. Ai tregon se për të respektuar një mikun e tij nga Italia e kishte ftuar për drekë në një restorant të mirë peshku në Orikum. Kur ka shkuar atje, ka parkuar makinën, por dikush i është afruar dhe i ka kërkuar që ta largojë mjetin që aty sepse ishte parim privat, kur në fakt nuk kishte asnjë tabelë apo shenjë dalluese.

Gjoni shton se pavarësisht debatit, e ka lënë makinën aty dhe ka shkuar të drekojë me mikun e tij, por kur është kthyer ka gjetur gomën e çarë. E gjitha kjo vetëm sepse personi që pretendonte se zotëronte parkimin kishte gjithashtu restorant dhe fakti që qytetari kishte lënë mjetin aty për të drekuar në një vend tjetër ishte e papranueshme për të. Policia është njoftuar për rastin në fjalë.

Postimi i Fatmir Gjonit:

“Gozhda” që po i ngulet turizmit shqiptar Po habitemi përditë me çfarë po ndodh në këtë vend. Fatkeqësisht gjithkush ka një histori personale për të treguar këtë verë me turizmin shqiptar. Po sjell edhe unë një të freskët të ndodhur jo më larg se dje. Nuk e sjell për t’u ankuar sesa për të reflektuar kushdo që ka diçka në dorë në këtë vend por edhe për ne si qytetar të tij. Dje kisha planifikuar të bëja plazhin në bregdetin e Vlorës, me një mik që më kishte ardhur nga Italia. Dita rrodhi e tillë. 1000 lekë shezllon, pa faturë. E durova. Në lokalin kioskë një birrë kanaçe Heineken e vogël mu shërbye nga një fëmijë jo më shumë se 12 vjeç. Sërish pa faturë dhe me një çmim prej 400 lekë copa ose 3.5€. I durova edhe këto tre padrejtësi njëherësh. Erdhi vakti i drekës dhe vendosëm bashkë me mikun tim të shkonim në një restorant peshku me emër dhe i vjetër në zonë. Marrim makinën dhe shkojmë. E gjjthë rruga nacionale në të dy krahët ishte e mbushur me makina pushuesish. Tek lokali nuk kishte vende dhe ecën edhe nja 40 metra më tutje nëpër rrugën nacionale në drjetimin për Orikum. Qëllova me fat sepse në atë moment një makinë me targa kosove lëvizi nga ku ishte parkuar dhe e futa unë direkt. Pasi e kisha mbyllur makinen e po shkoja për nga lokali dëgjoj dikë që po thirrte nga pas. Kthej kokën pas, ndalem dhe e kuptova që po më thërriste mua. Më kërkoi se ku do shkoja. U habita. Nuk e dija se me çfarë tagri del dikush në rrugë pa të njohur e pa ditur të të pyes se ku shkon. Mu kujtua vetem pyetjet e policisë në kufij që të pyesin se ku shkon. Gjithësesi ju përgjigja që po shkoja tek restoranti për drekë. Pa marr frymë akoma më urdhëroi të heq makinën e ta parkoja andej nga do shkoja. U habita dyfish. Mirë që më kërkoi llogari nga do shkoja por tani më tregonte edhe nga të shkoja. Makina ishte e parkuar në rrugë nacionale. Biles 2 gomat preknin asfaltin. E informova që aty ishte rrugë nacionale. Që nuk kishte asnjë tabelë askund që tregonte parking privat e as ku ndaheshin këta që ndanin rrugën nacionale. Më pasoi një urdhër i dytë ku më tha se nuk ka nevojë për tabelë përderisa po të them unë ta lëvizësh. Ndërkohë i kishin ardhur në përkrahje djali diku 17 vjeçar e një tjetër i afërm i rritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu