“Mos i fol”/ Dhunoi 21-vjeçaren në palestër, zbulohet ARSYEJA, shqiptari ishte shumë xheloz

0

Shqiptari në fakt e ka goditur të renë brenda në palestër me shqelma dhe grushta për arsye xhelozie. Disa herë ai e ka parë në palestër duke folur me një djalë, ndaj dhe i kishte kërkuar shpjegime.

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me shqiptarin që dhunoi në palestër 21-vjeçaren italiane më 27 korrik. Sipas mediave italiane, Edmond Xhafa, ndodhet prej disa ditësh pasi është mësuar se është i dyshuar edhe për krime të tjera.

Shqiptari në fakt e ka goditur të renë brenda në palestër me shqelma dhe grushta për arsye xhelozie. Disa herë ai e ka parë në palestër duke folur me një djalë, ndaj dhe i kishte kërkuar shpjegime. Madje dhe e kishte paralajmëruar se do e rrihte po ta shihte me dikë tjetër, pasi mesa duket kishin nisur së bashku një histori dashurie.

Por më 27 korrik, ai e pa duke folur me një tjetër, ndaj iu afrua e qëlloi në fytyrë, madje dhe tentoi që t’i hidhte sipër shtangën 12 kilogramëshe, por e reja shpëtoi. Për shkak të anës së dhunshme të shqiptarit, e reja kishte frikë që ta denonconte, ndaj akuzën për shqiptarin e ngriti pronari i palestrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu