“Nuk mbaj mend asgjë”/ Gjykata jep masën e sigurisë për 34-vjeçarin që vrau kunatin natën e ndërrimit të viteve

0

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili vrau natën e ndërrimit të viteve kunatin e tij, Vladimir Zvezhda.

Para gjykates Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnje gje nga ngjarja ndersa tha se me viktimen, Vladimir Zvezhda, ka patur marredhenie te mira.

42-vjecari Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.

Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe.

Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu