Nuk pritej! Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin francez, votohet heqja e vetos për Maqedoninë e Veriut

0

BULLGARI- Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Mediat bullgare shkruajnë se kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas më shumë se katër orësh debat, projektvendimi u miratua me 170 vota pro (“Vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, GERB dhe MRF), 37 “kundër” (“Ka një popull të tillë”, ” Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur). Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli i Ministrave duhet ta nënshkruajë atë.

Kjo procedurë mund të zhbllokojë procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Samitin e Brukselit ku Shqipëri e Maqedonia e Veriut dolën me duart bosh. Kjo pasi Bullgaria nuk kishte pranuar që të votohej heqja e vetos që ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Thirrja u bë nga lideri i Opozitës, Boyko Borissov, i cili deklaroi pro 59 votat e tij dhe ftoi qeverinë që ta votonin, por atë pasdite qeveria ra. Dhe rezoluta nuk kaloi në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu