Numërohen 30% e kutive të votimit,kush qëndron në krye në Elbasan

0

Qarku i Elbasanit, i cili ishte një nga më të luftuarit në fushatën që lamë pas, duket se po i jep një fitore Partisë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Teksa janë numëruar 143 nga 511 qendra votimi në total, PS kryeson me 54.87%, e ndjekur nga PD me 37.59%, ndërkohë që LSI derimë tani ka marrë pak më shumë se 4% të votave në total.

PS në qarkun e Elbasanit kryesohet nga Evis Kushi, ndërkohë që Taulant Balla renditet në vendin e tetë në listë, dhe sipas projeksioneve të deritanishme, ai e ka të sigurt mandatin e deputetit.

Sa i takon PD-së, që në këtë qark kryesohet nga Gazment Bardhi, ajo pritet që të marrë 6 mandate, ndërkohë që LSI rrezikon mandatin në qark.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave në të gjithë vendin. Teksa shohim numrin e kutive që janë numëruar në rang vendi ato janë 1125 nga 5199 në total.

PS kryeson me 50.19% të votave, PD 38.26% të votave, LSI 7%, dhe pjesa tjetër e partive kanë një përqindje pothuajse inekzistente votash, me përjashtim të PSD-së, që po shkon drejt 2% të votave në rang kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu