Numërohen 4696 nga 5199 kuti në Berat, sa mandate kanë fituar PS, PD, LSI

0

 

Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Numërohen 4696 kuti, ja rezultati i deritanishëm
Ora 08:50- Janë numëruar tashmë 4696 kuti nga 5199 në total, teksa PS prin me 48.6% të votave, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. PS ka 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

Përfundon numërimi në Pogradec, PS shpallet fituese, edhe tre kuti për t’u numëruar në Maliq. Ja si ndahen mandatet aktualisht
Ora 08:35- Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Pogradecit. Pas përfundimit të numërimit të 106 kutive, Partia Socialiste shpallet fituese me 15.699 vota, Partia Demokratike renditet e dyta me 12.509 vota, ndërsa LSI ka marrë 27.18 vota.
Gjithashtu raportohet se në Bashkinë e Maliqit kanë mbetur edhe tre kuti për të përfunduar. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike 5.

PS i merr mandatin LSI në Berat, kalon me 73 mandate
Ora 08:20- PS rifiton një mandat, duke ia rrëmbyer LSI-së në qarkun e Beratit. Kur janë numëruar 4683 kuti nga 5199, PS ka 48.6%, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%.

Zgjedhjet/ Përfundon numërimi në Bashkinë e Shijakut, ja rezultati
Ora 08:03- Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Shijakut. Në KZAZ me numër 25 të këtij qyteti, janë numëruar 54 kuti. Rezultatet paraprake fituese në këtë bashki ka dalë Partia Socialiste me 7.985 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 5.849 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 841. Rezultatet paraprake në KZAZ me numër 25, në Bashkinë Shijak

PS 7985
PD 5849
LSI 841

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës, 314 votues, por në kuti dalin 315 vota
Ora 07:51- Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota. Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.

Numërimi drejt mbylljes, mbeten vetëm 529 kuti për rezultatin përfundimtar

Ora 07:50- Kanë mbetur vetëm 529 kuti për t’u numëruar me votat e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit. Deri tani PS ka 48.7%, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. Si pole PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër kanë një diferencë 2.4%.

Përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës, PS ‘mbron’ 8 mandatet, PD rikuperon 1 dhe shkon në 4. LSI mbetet pa asnjë mandat
Ora 07:38- Ka përfunduar numërimi i kutive në të gjithë Qarkun e Vlorës. Procesi ka përfunduar dhe aktualisht komisionerët po mbajnë procesverbalet e nevojshme për kutinë e fundit. Sa i përket rezultatit, Partia Socialiste ka fituar në këtë qark, duke qëndruar e pa lëvizur nga 8 mandatet e saj, po aq sa siguroi edhe në 2017. Partia Demokratike ka rikuperuar një mandat krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të 2017-ës, pra ka siguruar 4 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

Numërohen 411 nga 511 QV e Qarkut të Korçës, kryeson PS, ja sa vota kanë marrë PD-LSI
Ora 07:29- Në të gjithë Qarkun e Korçës ka përfunduar numërimi i 404 nga 427 QV e qarkut.

Deri më tani, kryesuese është Partia Socialiste, me 56.681 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 47.252 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.965 vota.

Sipas bashkive, në Bashkinë e Maliqit, kryeson Partia Socialiste me 10.367 vota, e dyta renditet Partia Demokratike me 7.850 vota dhe LSI me 998 vota.

Në Bashkinë e Pogradecit, janë numëruar 99 nga 106 QV. Pra kur na ndajnë edhe 7 kuti nga përmbyllja e procesit në këtë bashki, rezultati është: Partia Socialiste 14.704 vota, Partia Demokratike, 11.468 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2.508

Qarku Korçë
404/427

PD – 47252
PS – 56681
LSI – 7965

7 të mbetura nga 106
PS – 14704
PD – 11468
LSI – 2508

Bashkia e Maliqit, janë numëruar 67 kuti
PS – 10.367
PD – 7.850
LSI – 998

Numërohen 497 nga 511 QV e Qarkut të Elbasanit, Partia Socialiste prin me 55.15 %, PD-LSI 41.62 %
Ora 07:09- Ka përfunduar numërimi i 497 nga 511 QV në total në Qarkun e Elbasanit. Aktualisht në këtë qark, Partia Socialiste është kryesuese me 83.734 vota, ose 55.15%, e dyta vijon Partia Demokratike me 56.417 vota ose 37.16%. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka siguruar 6.766 vota, ose 4.46 % të votave. Sipas projeksioneve Partia Socialiste në këtë qark merr 8 mandate, ndërsa 6 të mbeturat merren nga Partia Demokratike.

Mbyllet numërimi i votave në Bashkinë Fier, PS 53.1%, PD-LSI 43.7%
Ora 06:53- Përfundon numërimi i votave në KZAZ me nr. 59 ku u numëruan votat e zgjedhësve të katër rajoneve të bashkisë së Fierit. Në total Partia Socialiste ka marrë 17507 vota ose 53.1%, Partia Demokratike 11933 ose 36.2% dhe lëvizja Socialiste për integrim 2482 vota ose 7.5%. Nga 34022 zgjedhës që morën pjesë në procesin e votimit, votat e 1057 prej tyre u shpallen të pavlefshme.

Numërohen 63 nga 90 QV të Bashkisë së Kavajës, kryeson PD-LSI, ja sa vota ka marrë PS
Ora 06:35- Janë numëruar 63 nga 90 QV në total të Bashkisë së Kavajës. Deri më tani, rezultati është i ngushtë mes palëve.

Kryesuese në të gjithë Bashkinë e Kavajës, përfshirë edhe Njësitë Administrative, është Partia Socialiste me 7.478 vota, 138 vota më shumë se Partia Demokratike, e cila për momentin ka marrë 7340 vota.
Lëvizja Socialiste për Integrim deri më tani ka siguruar në këtë bashki, 835 vota. Kutitë e Njësive Administrative të Bashkisë së Kavajës kanë përfunduar.
Aktualisht janë duke u numëruar kutitë e qytetit, sa i përket rezultatit në këtë të fundit, kryesuese është Partia Demokratike me 3.865 vota ose 46.38%, Partia Socialiste ka grumbulluar 3.570 ose 42.84% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 540, ose 6.48%.

Numër i madh votash të pavlefshme në rang vendi, ja sa janë shifrat deri tani
Ora 06:30- Një numër i madh votash kanë rezultuar të pavlefshme deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill për parlamentin dhe qeverinë e re. Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota.

Një shifër relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente.

Ndërkohë që ende nuk dihet zyrtarisht se sa është pjesëmarrja në zgjedhje, të thirrur për të votuar ishin 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote.

Përfundon numërimi në Gjirokastër, Çuçi dhe Kumbaro shtrëngime duarsh mes kundërshtarësh dhe urime
Ora 06:20- Përfundimi i të gjitha kutive në Qarkun e Gjirokastrës, prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi në këtë qark tre mandate.

Nga krahu tjetër, Partia Demokratike mori vetëm një. Por, pas përfundimit të procesit të numërimit, ku u shpall dhe fituesi, ka pasur një takim mes kandidatëve të të dyja kampeve politike, PS-PD.

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në shoqërinë e ish-ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kandidates së PS në atë qark, Kjara Adhami, janë takuar me kandidatët e PD, Tritan Shehu dhe Dasho Aliko. Ka pasur një shtrëngim duarsh nga palët dhe urime.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu