Elbasan/ Një votë ndan mandatin mes PS dhe PD (Ose PS shkon 9 mandate dhe PD bie në 5, ose PS shkon në 8 dhe PD ngjitet në 6)

0

Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që derimë tani paraprakisht konfigurimi është 8 mandate për PS, 6 për PD dhe asnjë për LSI dhe partitë më të vogla.

Qarku duket se do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ, pasi i pari në listën e kandidatëve të PS, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se diferenca që balanca e mandateve të ndryshojë është shumë e vogël, vetëm një votë.

“Na rezulton që e kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e 9, kemi diferencë ne 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar”, tha Balla, duke lënë kështu të hapur mundësinë e ndonjë ankimimi.

Mbetet për t’u parë ecuria e procesit, dhe certifikimi i mëtejshëm i rezultatit nga KQZ. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu