Nxënës dhe prindër në Rrajcë në protestë për shkollën: Bashkia thotë se nuk ka fonde

0

Nxënës e prindër të shkollës “Sali Hallili” në Rrajcë të Prrenjasit kanë protestuar për ndëtimin e shkollës së re. E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 shkolla e Rrajcës u cilësua e rrezikshme e për pasojë nxënësit u akomoduan në disa godina private për të zhvilluar procesin mësimor. Por ndërsa kanë kaluar 3 vite dhe ndërtimi i shkollës, ku mësojnë rreth 450 nxënës, nuk ka nisur prindër e fëmijë kanë nisur protestat.

Nxënësit do të bojkotojnë mësimin gjatë kësaj jave ndërsa nëse nuk marrin asnjë lajm për rikontruksionin e shkollës do të përshkallëzojnë protestat e tyre.
Për këtë problematikë banorët i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit e cila i ka kaluar përgjegjësinë Bashkisë Prrenjas. Kjo e fundit mbështet shqetësimin e banorëve, ndërsa shprehet se fondit për ndërtimin e një shkolle është i papërballueshëm nga buxheti i bashkisë.

Edhe dita e parë e shkollë nisi me protesta dhe bojkotim mësimi për nxënësit e shkollës “Sali Hallili” në Prrenjas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu