ONM e kundërshtoi / KPK konfirmon në detyrë inspektoren e KLGJ-së, Zhaneta Pira

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Zhaneta Pirën, inspektore e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pira u hetua nga KPK në të tre kriteret, por çështja u fokusua te statusi i saj si magjistrate.

Pira këmbënguli në seancë se gëzonte statusin e magjistrates dhe se pavarësisht shkëputjes së gjatë duhej të konfirmohej nga KPK. Por, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishin shprehur paraprakisht me mendimin, se Pira, e cila kishte punuar 9 vite su gjyqtare dhe 19 vite të tjera si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe tani në KLGJ, nuk ishte subjekt rivlerësimi.

Vëzhguesit po ashtu shpreheshin në mendim se në rast se KPK e merrte në shqyrtim çështjen Pira duhej të shkarkohej pasi nuk plotësonte kriteret ligjore për tu konfirmuar. Pavarësisht këtij opinioni trupa e përbërë prej Pamela Qirkos kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj anëtare mori në shqyrtim rastin e Pirës dhe vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu