Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini

0

Me keqardhje të thellë, njoftohemi me ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur të muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini, në moshën 58-vjeçare.

Këngëtari ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve.

Familjarët dhe miqtë e tij kanë bërë lajmin të ditur përmes rrjeteve sociale duke shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje të papritur.

Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së mesme.

Ngushëllime të sinqerta i drejtojmë familjarëve dhe miqve të tij në këtë moment të vështirë. Të qofsh dheu i lehtë Nevruz Nuredini!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu