Operacioni i “Forcave Speciale” këtë fillimviti në Elbasan/ Ardian Çipa jep detaje në lidhje me aksionin e forcave “RENEA” (Video)

0

Forcat Speciale RENEA kanë bërë disa kontrolle blic këtë fillim vit në disa zona të Elbasanit.

Drejtori i policisë se qarkut Elbasan Ardian Çipa ka zbuluar për median se në fokus të kontrolleve ka qënë kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.

Çipa konfirmoi se janë shoqëruar në komisariat disa persona të cilët do të verifikohen për dokumentimin e ngjarjeve të vjetra por edhe ato të ndodhura së fundmi.

Zoti Çipa zbuloi detaje edhe për dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën qarkun përkatësisht në Peqin dhe Cërrik.

Aksion rutinë apo persona të dyshuar?

Çipa: Policiia e shtetit po punon për rritjen e parametrave të sigurisë dhe po merren të gjitha masat për analizimin e të gjitha provave dhe ngjarjeve të fundit.

Këto masa do jenë deri në momentin që Elbasani të pastrohet nga persona me precedent penalë. Të gjitha aksionet janë të mirëstudiuara.

Ka pasur persona të shoqëruar dhe po punohet për të parë dokumentet e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të secilës ngjarje. Janë dy ngjarje të rënda, janë plotësuar, po bashkëpunojmë me prokurorinë për më tej.

-Vdekja e shtetasit në Cerrik me lëndën eksplozive ka qenë aksidentale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu