Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka fituar përballë kandidates portugeze për postin e përfaqësuesit të Lirisë së Medias në OSBE.
Përballë tij, me pëlqimin e Edi Ramës ka triumfuar portugezja Teresa Ribeiro.
Përpjekja për të marrë këtë post nga Ditmir Bushati nisi më 19 shtator të këtij viti, kur kryeministri Edi Rama, kryesues i OSBE-s bëri publik emrin e ish-ministrit për të zëvendësuar Harlem Désir.
Gjatë gjithë këtyre muajve të fundit, zoti Bushati për shkak të pozicionit të tij si ish-ministër i Jashtëm, por dhe i dërguar i Posaçëm i Kreut të OSBE-së, zhvilloi një lobim shumë të madh dhe kishte marrë një mbështetje të konsiderueshme për pozicionin e përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.
Por nuk ka mundur të marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga 57 vendet anëtare për këtë post të rëndësishëm në OSBE, pas procesit të një seance dëgjimore nga ku Bushati shpalosi platformën e tij. Burime nga OSBE në lidhje me këtë proces thanë se nga 11 kandidatë për 4 pozicionet kyçe të OSBE-së, kryesia shqiptare më datë 29 nëntor ka propozuar vetëm 4 kandidatë, ku nuk ishte emri i Ditmir Bushatit.
Do të jetë portugezja Teresa Ribeiro ajo e cila zëvendëson Harlem Désir si përfaqësues të Lirisë së Shtypit në OSBE. Diplomatja gjermane Helga Schmid ka marrë konsensusin për t’u emëruar sekretare e re e përgjithshme e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).
Zyra e OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve ODIHR do të drejtohet nga italiani Matteo Mecaçi.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





