Kuvendi rrëzon me 83 vota dekretin e Metës për ligjin e Policisë së Shtetit

0

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martin, si dhe ka rrëzuar me 83 vota dekretin e presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit.
Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e Komisionit të Posaçëm i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.
Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.
Gjithashtu mazhoranca në seancën e kësaj të enjte ka miratuar me 94 vota pro marrëveshjen prej 15 mln eurosh me BERZH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu