Pamje nga vendngjarja ku u gjet i vrarë 32 vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh/ Ja për çfarë dyshohet

0

 

Janë publikuar pamje nga vengjarja ku është gjetur i pajetë trupi i 32 vjeçarit në Shkodër i cili ishte zhdukur që prej ditësh.

Viktima është shtetasi Endri Mustafa, një person me precedent të mëparshëm penal, i arrestuar në vitin 2020 për fajde, si dhe i dënuar për plagosje.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari rezultonte i zhdukur prej tre ditësh dhe më pas kanë qenë familjarët ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

Në vitin 2016 Mustafa u arresrua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Në bazë të të dhënave të siguruara për rrethanat e ngjarjes, dyshohet se kjo mund të jetë një larje hesapesh mes bandave kriminale që veprojnë në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu