Pandeli Majko i drejtohet kutisë së votimit, ja kush e shoqëron

0

 

Ministri për diasporën dhe njëherësh kandidat për deputet nga PS-ja Pandeli Majko i është drejtuar qendrës së votimit së bashku me gruan e tij dhe me vajzën. Nuk ndodh shpesh që Majko të prezantojë publikisht familjen e tij, por duket se zgjedhjet janë një moment bashkimi ku familja është tepër e rëndësishme.

Në një komunikim të shkurtër me gazetarët, Majko tha se pas zgjedhjeve shpreson që të gjitha palët të njohin dhe të pranojnë rezultatin.

“Nuk besoj se sot ka dikush nevojë që të bëhet thirrje, Shqipëria do të dijë që të dali nga ky lloj udhëkryqi. E rëndësishme është që rezultati të lexohet dhe të pranohet”, tha Majko gjatë fjalës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu