Presidenti Meta nuk mjaftohet me këshilltarët, udhëton vetë drejt Elbasanit të monitorojë zgjedhjet (Foto)

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta pasi votoi, ka udhëtuar drejt Elbasanit, për të ndjekur proçesin e votimit nga afër. Aktualisht, presidenti është filmuar në hotelin Turizmi në qytet. Më herët u bë me dije se presidenti Meta ka zbritur në Elbasan, Durrës dhe Vlorë me këshilltarët e tij, për të parë nga afër zgjedhjet parlamentare.

Në krah të tij është edhe Panariti, këshilltari i tij për median, Tedi Bushi, dhe më pas ka mbërritur edhe Gazmend Bardhi.

Por, mendohet se prania e Metës në Elbasan, ka të bëjë me ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në këtë qytet, ku mbeti i vdekur një person, dhe u plagosën 4 të tjerë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu