Gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë janë realizuar 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën nga Covid një 33-vjeçare nga Kukësi me sëmundje bashkëshoqëruese.