Pandemia në vend/ Numri i të shëruarve kalon atë të të infektuarve

0

Ditën e sotme për herë të parë nga data 30 gusht, në vend numri I të shëruarve nga Covid ka kaluar numrin e rasteve të reja. Numri I të infektuarve të rinj në vend sot shënon 422 raste, kurse i të shëruarve është shënuar 631.
Numri total i të shëruarve shkon në 28,752 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1,908 testime ndërsa jetën si pasojë e virusit e kanë humbur 10 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu