Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp-it

0

Një lajm i keq vjen për të gjithë përdoruesit e WhatsApp. Deri në fund të këtij muaji, miliona persona do të mbeten pa aplikacionin e famshëm.

Ata që kanë telefona pak më të vjetër, mund të kenë probleme dhe të mbeten plotësisht pa Whatsapp për shkak të sistemit të vjetër të funksionimit.

Sipas The Sun, të gjithë përdoruesit e iPhone që nuk kanë iOS 9 ose më të ri, si dhe përdoruesit e Android që nuk kanë Android 4.0.3 ose më të ri, do të preken nga ky ndryshim.

Në këtë mënyrë, i bie që do të preken të gjithë ata që kanë një iPhone 4, ose, për shembull, Samsung Galaxy S2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu