Papunësia, plagë e pazgjidhur në Elbasan

0

“Prej 30 vitesh të harruar nga shteti” kështu ndjehen dhe punëtorët e 1 Majit. Nuk e kanë marrë emrin prej ditës së shënuar, por prej vendit ku ato qëndrojnë. Tashmë prej vitesh këto persona vijnë që në orët e para të mëngjesit në këtë vend dhe presin nga momenti në moment për një punëmarrës.Prej 10 vitesh punëkërkues, dhe sërish vazhdon po e njëjta situatë.

Vetë këto qytetarë shprehen duke thënë se nuk ka asnjë mundësi punësimi. Të ardhurat që sigurojnë nuk mjaftojnë as për shpenzimet më minimale të familjes dhe më pas e vetmja mundësi per to mbetet emigrimi , jashtë vendit dhe larg familjes.

Sipas statistikave, Elbasani rezulton një nga qytetet me papunesi më të lartë në shkallë vendi.Kujtojmë që numri i punëkërkuesve në këtë vend ka qenë më i lartë se  ç’është sot, por mosofrimi i një pune të caktuar për këta qytetarë ka bërë të mundur largimin e tyre duke iu drejtuar vendeve të BE për një të ardhme më të mirë si për to ashtu dhe për familjet e tyre.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu