Papunësia vazhdon të mbetet ende problem i qytetarëve të Elbasanit

0

Papunësia vazhdon të mbetet një problematikë e qytetit në Elbasan.Sipas shifrave zyrtare të marra nga Zyrat e Punës dhe drejtoritë përkatëse të shërbimit të punësimit të qarkut të Elbasanit, nuk kemi një rritje të të punësuarve, por kemi një ulje të ndjeshme.

Që në vitin 2019 e deri më sot shifra e të papunësuarve ka pësuar rritje duke shkuar në 10 904 persona të papunë në qarkun e Elbasanit.

Kjo problematika është më e madhe në bashkitë e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Peqinit, të cilat kanë numrin më të madh të të papunëve.Pas Elbasanit bashkia e dytë më e prekur është ajo e Librazhdit.

“Nuk ka punë, kemi kërkuar e nuk na merr njeri”, shprehen qytetarët.

Sipas Zyrës së Punësimit në Elbasan vendet e lira për punë janë rreth 1461, që i përkasin përgjithësisht profesioneve dhe minimalisht kërkohet arsimi përkatës.Nga këto vende të lira pune 78% janë në zejtari, 5% janë specialistë të arsimit të lartë, 5% punonjës në industri dhe 10% profesione elementare për vitin 2020. Por, specialistët thonë se për to nuk ka kërkesë nga qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu