Shpërthim në shtëpinë e Talo Çelës në Elbasan

0

Nuk ndalet seria e hakmarrjeve, shpërthim me tritol në banesën e Talo Çelës

Një sasi tritoli i është vendosur banesëa së Talo Çelës në fshatin Katund i Ri në Elbasan, e cila pas shpërthimit ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se banesa e Çelos ka qenë bosh në momentin e shpërthimit pasi familjarët prej kohësh ishin larguar nga aty, si pasojë e frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme.

Ky sulm vjen pas një goditje tjetër që atentatorët i dhanë Tao Çelës disa muaj më parë, duke i vrarë vëllanë e tij, taksistin Bujar Çela në kryqëzimin e Bradasheshit.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, të cilët duket se po e kërkojnë Çelën krahas saj. Tao Çela akuzohet për grabitje dhe vrasje si dhe për disa ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu