Parakalim i gabuar, makina devijon e përplaset me murin

0

Nga një parakalim i gabuar, janë përplasur 2 makina në Mjekës , në aksin Elbasan-Cerrik.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:30, ku 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e më pas njëra prej tyre ka devijuar për të shmangur një përplasje fatale e ka përfunduar duke u përplasur me murin e një godine private.

Shkak dyshohet një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, duke sjellë dhe përplasjen.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu