Parashikimet e motit për sot/ Rikthehen rreshjet në vend

0

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të kushtëzojnë motin në vendin tonë. Për pasojë: pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, por pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 16°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtës deri 70-75 km/h  në det të hapur nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6-7 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu