Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta, të cilat sjellin reshje shiu në gjysmën lindore të vendit mbizotërojnë gjatë paradites.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin mot të kthjellët në vend.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.