Parashikimi i yjeve për datën 16 dhjetor/ Ja çfarë na rezervojnë

0

Dashi
Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë ditë ta përfundoni në kohën e duhur. Zbehja e ndikimit të Afërditës ju bën melankolikë.
Demi
Duket se fati është me ju , dikush do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontaktet të shumta në planin sentimental. Disa probleme me shëndetin ditën e sotme do ju trembin, një kontroll te mjeku do ishte gjëja e duhur.
Binjakët
Duke pasur parasysh situatën yjore të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura aq edhe pozitive. Ngjarjet të cilat do ju ndodhin nuk duhet t’ju gjejnë të papërgatitur.
Gaforrja
Qe ne orët e para te mëngjesit do mundoheni te rivendosni komunikimin ne çift gjate kësaj dite. Edhe partneri sikundër ju do mundohet te beje me te mirën. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë.
Luani
Nuk do kuptoheni aspak sot me atë qe keni ne krah dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate te forta. Asnjeri nuk do hape rruge. Disa probleme në punë do ju shpërqendrojnë, bëni të pamundurën që të mbani ekuilibrin.
Virgjëresha
Ne pamje te pare jeta juaj ne çift do duket e qete, por ne fakt do jete farse. Secili prej jush do ketë hatërmbetje dhe pakënaqësi, por qe nuk do i shprehe me fjale. Partneri juaj sot do t’ju bëjë mjaft të lumtur, mirëpo dhe ju duhet të bëni pjesën tuaj.
Peshorja
Dielli do ndriçoje sot jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do ece për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do përjetoni kënaqësi aq te mëdha saqë do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret jo vetëm qe do fillojnë një histori dashurie, por do mendojnë menjëherë për bashkëjetesë.
Sa i takon punës, gjatë kësaj të premte nuk do të mungojë mundësia për të realizuar një projekt të cilin e keni përzemër.
Akrepi
Dita nuk do të nis aspak mirë, por do të jetë e mbushur me tensione dhe të papritura, të cilat kanë të bëjnë me jetën në çift. Mundohuni të mos e humbni durimin dhe të gjeni një pikë për tu qetësuar. Ata që janë vetëm, do të jenë të mbushur me pasiguri. Do të keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon punës.
Shigjetari
Ka ardhur momenti që të vendosni nëse lidhja në të cilën jeni të përfshirë, meriton të vazhdojë. Ata që janë në një lidhje do të shijojnë dashurinë e tyre ndërsa ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me kërkesa, por nuk duhet të bien ndaj çdo tundimi. Në punë do të keni shumë avantazhe dhe do të përfshiheni në një projekt shumë interesant.
Bricjapi
Parashikohet një e ditë dinamike dhe interesante, ku Venusi do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Do të keni në dispozicion çdo mjet që dëshironi. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për të organizuar një moment intimiteti për të bërë për vete një person. Besojini intuitës tuaj në punë dhe në këtë mënyrë do të bëni projekte të shkëlqyera.
Ujori
Nuk do të jeni në jeni në humor të mirë nga ndikimi i Hënës. Çiftit Merkur-Neptun do të jetë armiqësor, ndërsa perceptimet dhe fantazitë ju nxjerrin jashtë rrugës së qëllimit kryesor. Rreziku, në dashuri, është të synosh për shumë lartë, sidomos nëse jeni ende beqarë.
Peshqit
Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku do të ndiheni vërtetë mirë, ndaj mundohuni që të jeni me këmbë në tokë. Sa i takon punës, do të ketë ndryshime. Nëse bëni pak durim, mund të ketë lajme të mira për ju.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu